Kapen 52 kg hashash në kufirin Greqi-Shqipëri, në pranga dy shqiptarë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 19:40 | Kronikë
Kapen 52 kg hashash në kufirin Greqi-Shqipëri, në pranga dy

Policia greke ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë të cilët ishin duke trafikuar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kanabis sativa, në zonën e Kozanit.

Sipas të dhënave paraprake, lënda narkotike u sekuestrua në një makinë që drejtohej nga një 31 vjeçar shqiptar, i cili shoqërohej nga një grua 51-vjeçare.

Policia helene kishte informacion për mjetin me lëndë narkotike dhe e ndaloi atë në aksin Kozani-Selanik në një postobllok.

Pas kontrollit në makinë, u gjetën 52 kg kanabis sativa të mbështjella me letër celofoni.

Dy të ndaluarit u dërguan në gjykatën e Kozanit, e cila vendosi t’i lërë më burg deri në përfundimin e hetimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos