Kapen me bomba me telekomandë, arrestohen 2 persona në Lezhë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 10:19 | Kronikë

Policia në Lezhë ka vënë në pranga dy persona në Lezhë, pasi akuzohen për prodhimin dhe trafikimin e bombave me telekomandë, e për shpërthim në distancë.

Në pranga janë vënë shtetasit Mariglen Gruda, 30 vjeç dhe Erol Çiçi, 33 vjeç, të dy banues në Durrës dhe të dënuar më parë. Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit", në hyrje të qytetit të Lezhës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi”, sqaron policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos