Kapet i shumëkërkuari në Malësi të Madhe, akuzohet për vrasje të dyfishtë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 16:37 | Kronikë
Kapet i shumëkërkuari në Malësi të Madhe, akuzohet

Një person i shumëkërkuar për vrasje është arrestuar nga forcat e policisë së Shkodrës në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vrith” u bë i mundur arrestimi i D. P, 27 vjeç, i cili konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë për shkak të një vrasje të dyfishtë që ai dyshohet se ka kryer.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos