Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Qafë Muzinë.
Një mjet, i cili drejtohej nga një 50-vjeçare ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se ka humbur jetën drejtuesja e mjetit, Entela Bejko.
Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë. (A2 Televizion)






