Kapet kokainë me vlerë 31 mln $ në SHBA, destinacioni përfundimtar ishte Europa

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 10:24 | Bota

Autoritetet doganore sekuestruan kokainë me vlerë 31 milionë dollarë në Savana, Xheorxhia, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në portin lindor amerikan.

Agjentët gjetën 967,5 kg kokainë në një anije që kishte hyrë në port më 29 tetor dhe vinte nga Amerika e Jugut. Kontejneri duhet të ishte i mbushur me materiale metalike, por kur u kontrollua, brenda kishte 21 çanta të mbushura me drogë. “Besoj se u kemi prishur punë organizatave kriminale ndërkombëtare”, tha drejtori i portit, Christopher Kennally. "Është një goditje e madhe për ta”.

Kontejneri kishte ndaluar në SHBA por destinacioni përfundimtar ishte Europa. Autoritet nuk kanë arrestuar ende asnjë njeri por po hetohet vendi i saktë ku do të mbërrinte lënda narkotike. Rekordi i mëparshëm në port ishte vendosur në maj, kur ishin sekuestruar 580 kg kokainë me vlerë 19 milionë dollarë.

https://a2news.com/2019/04/18/venezuele-shba-superstrada-e-kokaines/

Në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara kapjen e sasive të mëdha të drogës janë bërë të shpeshta.

Në qershor, FBI sekuestroi 16,5 ton kokainë në Filadelfia, e cila në treg kapte vlerën e mbi 1 miliardë dollarëve. Në mars, po në Filadelfia, rreth 600 kilogramë kokainë, me vlerë 38 milionë dollarë, u kapën nga qentë e policisë. Në shkurt, rreth 1600 kilogramë kokainë u kapën në Nju Jork, me vlerë tregu 77 milionë dollarë.

Në vitin 2018, në të gjithë Shtetet e Bashkuara, janë sekuestruar mesatarisht 2112 kg lëndë narkotike çdo ditë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/06/19/sekuestrohet-mbi-1-miliarde-dollare-kokaine-ne-shba-do-te-mberrinte-ne-europe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos