Kapet narko nëndetësja me 2000 kg kokainë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 15:32 | Bota

Roja Bregdetare Amerikane arriti të ndalojë një nëndetëse në oqeanin Paqësor të mbushur me 2200 kg kokainë, sasi që në treg do të kapte vlerën 69 milionë dollarë.

Video u publikua së fundmi nga autoritetet amerikane, por ngjarja ka ndodhur në 23 tetor. Efektivët e Rojës Bregdetare e pikasën nëndetësen që kur ajo ishte në ujërat ndërkombëtarë dhe arritën të merrnin kontrollin e saj dhe të ndalonin katër personat në bord.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur të patrullojnë gjithnjë e më shpesh bregun perëndimor dhe gjirin e Karaibeve, pasi trafikantët nga Amerika e Jugut kanë nisur të përdorin nëndetëse për të futur kokainën.

Vitin e kaluar amerikanët arritën të kapnin rreth 7800 kg kokainë, me vlerë 260 milionë dollarë në Paqësor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/aksion-si-ne-filma-roja-bregdetare-kap-nendetesen-me-7-ton-kokaine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos