Breshër i ‘çmendur’, Australia goditet rëndë nga stuhia e ashpër

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 14:37 | Bota
Breshër i ‘çmendur’, Australia goditet rëndë

Australia përjetoi një stuhi të paprecedentë, me kokrrat e breshërit që arrinin madhësinë e një topi tenisi. Kjo stuhi preku banesa të shumta në Queensland, me breshërin që dëmtoi kryesisht çatitë dhe dritaret e ndërtesave.

Zonat e prekura mbetën pa energji elektrike, ndërsa edhe rrugët u bllokuan për disa momente nga rrëzimi i pemëve.

Shërbimi i Emergjencës njoftoi se mori mbi 200 kërkesa për ndihmë gjatë reshjeve të breshërit. Perveç dëmeve, stuhia solli reshjet e shiut aq të dëshiruara nga ky shtet, që prej javësh po lufton me zjarret e fuqishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos