
Një shtetas finlandez 34 vjeçar, në majë të listës të kërkuarve në atë vend, është kapur në Tiranë pas një operacioni të policisë shqiptare dhe INTERPOL.
Personi me inicialet M.S. ishte i kërkuar nga shteti verior që e kishte dënuar me 3 vjet dhe 11 muaj burgim për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe për faktin se në raste të shumta kishte shkaktuar panik duke drejtuar automjetin në mënyrë të frikshme, nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.
Pritet që shtetasi finlandez të ekstradohet në vendin e tij. (A2 Televizion)