Vrasja e biznesmenit Hoxha, lirohet Pajtim Rrushi

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 14:50 | Kronikë
Vrasja e biznesmenit Hoxha, lirohet Pajtim Rrushi

Gjykata e Apelit Tiranë liron nga qelia Pajtim Rrushin, vëllain e Fredi Rrushit, të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Për Pajtim Rrushin, Apeli ndryshoi masën e sigurisë "arrest në burg" në "arrest shtëpie". Ndërsa për të dyshuarin kryesor për krimin, Fredi Rrushi, Gjykata e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg".

Më 6 nëntor, Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë, dy javë pasi 43-vjecari ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët. Policia gjeti fillimisht disa send personale, veshjen e tij në zonën e Dajtit dhe disa metra me tutje, në një greminë edhe trupin e tij.

https://a2news.com/2021/11/08/vrasja-e-biznesmenit-itinerari-minute-pas-minute-celulari-tradhtoi-fredi-rrushin/

Hoxha kërkohej prej 24 tetorit, tre ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të. Njeriu i fundit që takoi Hoxhën ishte Ferdinant Rrushi, aktualisht në paraburgim, i cili pretendon se e ka lënë mikun e tij në zonën e Treshit në Tiranë.

Hoxha, biznesmen në fushën e inerteve në Tiranë, prej më shumë se 2 javësh kishte humbur çdo kontakt me familjen e tij. Denoncimi për 43-vjeçarin ishte bërë nga djali i tij. Për herë të fundit Hoxha ishte fiksuar nga një kamera sigurie në zonën e autostradës Tiranë-Durrës pranë një biznesi. 

https://a2news.com/2021/11/08/ekzekutimi-i-ruzhdi-hoxhes-pajtim-rrushi-covid-19-me-la-me-pasoja-nuk-mbaj-mend-asgje/

Policia e Tiranës thotë se autori i dyshuar i vrasjes se biznesmenit Ruxhdi Hoxha është miku i tij, Fredi Rrushi, i cili është edhe personi i fundit që ka pasur kontakte me viktimën, të zhdukur prej dy javësh.

Rrushi është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga Policia, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve.

Ai pretendonte se e ka lënë mikun e tij në zonën e Treshit në Tiranë, por për autoritetet është edhe personi që i ka marrë jetën mikut të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos