Pas 30 vitesh bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, u kap nga forcat e rendit italiane në një klinikë private në Palermo, duke i dhënë fund statusit së tij si latitanti më i kërkuar në Itali.
Pamjet e para kanë shuar kuriozitetin e njerëzve, pasi shumë pak fotografi kanë qarkulluar në këto dekada të personit që mendohet se ka drejtuar pas Toto Riinës organizatën mafioze më të njohur në botë, banorët e Palermos kanë dalë në rrugë.
Pamjet filmike tregojnë momentin e kalimit të furgonit me bosin mafioz dhe njerëzit që duartrokasin forcat e rendit. (A2 Televizion)