Pishina e anijes gjigante shndërrohet në ujëvarë

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 10:17 | Kapur në kamera

Udhëtarët e anijes turistike “Harmony of the Seas” u gjetën papritur para një ujëvare artificiale në mes të detit, pasi mjeti lundrues u detyrua të bënte një manovër emergjence për të shmangur një aksident. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ujin e pishinës, që ndodhet në katin e fundit të anijes, që bie me shpejtësi poshtë. Incidenti ndodhi teksa kroçiera po udhëtonte drejt Cozumel në Meksikë. Sipas kompanisë që operon anijen, “Royal Caribbean”, nuk pati të dëmtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos