
Banorët e Yakutskut, një prej vendeve më veriorë të Rusisë, po përgatiten për një valë të ftohti ekstrem që do të godasë qytetin e tyre brenda pak ditësh.
Sipas shërbimit meteorologjik lokal, temperaturat aty parashikohet të zbresin në -52 gradë celsius e deri në -65 gradë celsius në disa prej zonave më të largëta gjatë fundjavës. Momentalisht, temperatura në qytet është -30 gradë celsius, diçka që për shumë mund të duket e jashtëzakonshme, por jo për vendasit.
“Gjëja e parë që ndjen është se ajri është shumë i ftohtë”, thotë një vizitor nga Shën Pjetërburgu. “Për ne që vijmë nga pjesa europiane problem është se na ngrin hunda, ndoshta ngaqë e kemi më të madhe se të tjerët”.
Për vendasit, i ftohti është i mirëpritur. ““Të them të drejtën, jemi mësuar. -50 apo -60, nuk bën shumë ndryshim për ne. Jemi mësuar, vishemi si në dimër, jemi të përgatitur. Disa njerëz mbrojnë shtëpitë nga i ftohti. Unë nuk bëj gjithçka, të ndodhë çfarë të ndodhë”, thotë Marina Zakharyeva, banore vendase. (A2 Televizion)