
Momenti kur një polic shpëton një udhëtar që ishte duke rënë në shinat e trenit është kapur në kamera. Ngjarja ka ndodhur më 1 janar, në Purnia, Indi. Në pamje shihet një person i cili teksa përpiqet të zbresë nga treni, pengohet dhe bie duke ngecur në hapësirën mes trenit dhe binarëve, por fatmirësisht shpëtohet para se të përfundojë poshtë. Video u publikua nga Ministria e Hekurudhave si një mesazh sensibilizues për njerëzit, që të bëjnë kujdes në këtë situatë. (A2 Televizion)