
Kombëtarja përfundoi në një gjendje tejet të vështirë pas humbjes ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” dhe këtë e konfirmon edhe fjalia e kapitenit Hysaj pas fitores ndaj Andorrës. “Do rikthehemi në shtëpi të buzëqeshur”, u shpreh mbrojtësi.
Hysaj pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes pas një goditje në kokë me një prej kundërshtarëve, por fatmirësisht, ai thotë se ishte vetëm diçka e lehtë e pa pasoja.
“Jam mirë. Nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Kundërshtari luante rëndë. Ata gjithmonë na godisnin nga këmbët. Ne bëmë lojën tonë. Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore. Të qëndronim në garë për kualifikimin”.
Ai u pyes pas ndeshjes edhe për trajnerin e ri të skuadrës. “Shpresoj të jetë një italian”, tha Hysaj. “Duhet një trajner që të kuptojë lojtarët. Shpresoj të jetë një trajner italian që të na japë një dorë të mirë”, tha kapiteni. (A2 Televizion)