
Kombëtarja u rikthye te fitorja dhe Sadiku te goli në triumfin 0-3 ndaj Andorrës.
Gjatë ndeshjes u pa qartë se lojtarët kundërshtarë luanin shumë ashpër, madje edhe simulonin gjatë lojës. Kjo u konfirmua edhe nga Sadiku.
“Ishin shumë agresiv brenda fushës. Kundërshtarët provokonin dhe simulonin gjatë gjithë lojës. Por ne u treguam profesionistë dhe në fund ia dolëm”, tha Sadiku.
Në anën tjetër, sulmuesi kuqezi u shpreh se fitorja do të shërbejë për të ngritur moralin. (A2 Televizion)