
Juventusi dhe Ajaksi pothuajse kanë mbyllur marrëveshjen e transferimit të Mathijs De Ligt te kampionët e Italisë.
Dy klubet janë në kontakte të vazhdueshme prej disa ditësh dhe tashmë janë në fazën e detajeve të fundit rreth pagesës.
Bardhezinjtë duket se e kanë fituar garën me gjigandët e tjerë europianë dhe De Ligt pritet të paraqitet prej kësaj të mërkure në Torino për të kryer vizitat mjekësore.
Gjithçka duket e përfunduar, me Juventusin që do të paguajë 75 milionë euro për yllin holandez, i cili në pritje të mbylljes së operacionit nuk u nis me Ajaksin për fazën përgatitore në Austri. (A2 Televizion)