
Një agjent i AKU-së dhe një punonjës dogane në Durrës janë ndaluar për rastin e 119 kg kokainë që u sekuestruan në një kamion.
Sipas informacioneve paraprake, inspektori i AKU Durrës dhe doganieri i Doganës, të dy operativ në Portin e Durrësit, janë ndaluar nën akuzën për shpërdorim detyrës dhe mosndjekjen e procedurave standarde të kontrollit të konteinerit me banane, në të cilën u gjet sasia e lëndës narkotike.
Në polici janë shoqëruar 9 persona që janë marrë në pyetje në lidhje me rastin, por ende nuk ka konfirmim për të arrestuar mes tyre. (A2 Televizion)