
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Mësohet se një automjet ka përplasur një nxënës të vitit të parë në shkollën e mesme "Kristaq Capo" dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Adoleshenti i aksidentuar është Zalo Prendi. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.
Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Briano Qole.
Berat/Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip "BMW", ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)