
Forcat RENEA, së bashku me Policinë e Vlorës, kanë nisur sot në mbrëmje një aksion për vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë, por edhe për armëmbajtje pa leje.
Dy furgona me forca të ardhura nga Tirana po bëjnë kontrolle nëpër kryqëzime rrugësh, por edhe nëpër lagje apo blloqe pallatesh, ku mendohet se qëndrojnë persona të tillë.
Aksioni ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në qytetin e Vlorës. (A2 Televizion)