Kapllani shënon për Erzenin dhe Teutën në Kupën e Shqipërisë, ngec Kukësi

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 18:28 | Futboll
Kapllani shënon për Erzenin dhe Teutën në Kupën e

Erzeni-Teuta ishte padyshim sfida më interesante e fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Një derbi me rivalitet, i cili nuk zhgënjeu as në turneun e dytë për nga rëndësia në vend.

Dueli përfundoi në barazim 1-1 dhe për ta bërë edhe më interesant mendoi Devid Kapllani. Sulmuesi i transferuar te Erzeni gjatë këtyre ditëve, u bë protagonist absolut.

Fillimisht, ai kaloi shijakasit në avantazh në ndeshjen ku debutoi, por pak sekonda më pas ishte i pafat në devijim, duke shënuar në portën e tij dhe i dha Teutës barazimin.

Në takimet e tjera të kupës, Kukësi u frenua në barazim pa gola në Fier nga Apolonia, teksa Egnatia fitoi vetëm në fund përballë Skënderbeut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos