Kapri: Kostreci, simbol i plagëve të së kaluarës dhe të sotmes

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 21:43 | Aktualitet
Kapri: Kostreci, simbol i plagëve të së kaluarës dhe të

Erald Kapri, studiues historie, u shpreh në studion e “Absolut 4” në A2 se Uran Kostreci, pavarësisht 20 viteve burg, nuk merrte pension.

“Uran Kostreci ishte një simbol mes të përndjekurve politikë. Të gjithë mburreshin me karakterin dhe dëshirën e tij për të jetuar. Kishte humor dhe mungesë pozitive të hakmarrjes. Imagjino të bësh 20 vite burg dhe sot të mos kesh pension, është e paimagjinueshme. Ai po jetonte me paratë e burgut. Uran Kostreci është simbol i plagëve të së kaluarës dhe të sotmes”, theksoi Kapri.

“Urani është tërhequr vetë nga Partia Demokratike, pasi, sipas tij, nuk funksiononte si duhet demokracie. Ikja e tij është dhembje. Figura e Uranit përbashkonte shumë njerëz. Ishte njeri që nuk krijoi dot familje, por që kishte rreth të gjerë shoqëror”, shtoi studiuesi Kapri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/13/miraka-uran-kostreci-shkelqente-kur-ecte-kur-rrinte-dhe-kur-fliste/

A2 CNN Livestream

Latest Videos