Miraka: Uran Kostreci shkëlqente kur ecte, kur rrinte dhe kur fliste

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 21:28 | Aktualitet
Miraka: Uran Kostreci shkëlqente kur ecte, kur rrinte dhe kur fliste

Simon Miraka, anëtar i Institutit për Informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, komentoi figurën e Uran Kostrecit në studion e “Absolut 4”, në A2.

“Kemi humbur një njeri me shumë vlera. Urani shkëlqente kur ecte, kur rrinte dhe kur fliste. Vitet më të bukura të rinisë, i kaloi për fat të keq në burgun e Burrelit. Aty hyri në moshën 23 vjeç, por ajo që e mbajti gjallë Uranin ishte vetëm ndihma e Zotit. Dy nga 20 vitet e burgut i ka bërë në birucë, i zhveshur, i zbathur dhe zakonisht në biruca i fusnin në dimër, kur temperatura shkonte edhe minus 17 gradë”, kujton Miraka.

“Urani kishte shpirt të pasur, urrejtje ndaj atij sistemi që e derdhte në penë, në shkrime, poezi dhe sonete”, shton Miraka. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/12/ndarja-nga-jeta-e-uran-kostrecit-basha-i-beri-rezistence-regjimit-komunit-dhe-jetoi-i-lire-deri-ne-fund/

A2 CNN Livestream

Latest Videos