
Kapriçot e motit në këto ditë pranvere kanë shkaktuar dëmtimin e frutikulturës në zonën e Kukësit.
Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta shoqëruar me ngrica gjatë fillimit të muajit prill dëmtuan lulëzimin e qershisë, kumbullës dhe dardhës.
Fermerët e kësaj zone pohojnë se 70% e frutit është dëmtuar. Ndërkohë në terren kanë dalë edhe specialistë të Bujqësisë të bashkisë së Kukësit, duke verifikuar dëmet e shkaktuara nga moti si dhe duke këshilluar fermerët për të rikuperuar dëmet.
Banorë të qarkut të Kukësit pjesën kryesore të të ardhurave të tyre familjare i sigurojnë nga emigrimi dhe bujqësia. (A2 Televizion)