Karaburuni në flakë, kreu i zjarrfikëses: Nuk kemi mjaftueshëm efektivë për këtë situatë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 12:55 | Aktualitet
Karaburuni në flakë, kreu i zjarrfikëses: Nuk kemi

Vijon situata problematike në Vlorë për shkak të zjarreve. Karaburuni është në flakë prej tre ditësh, ndërsa një vatër e re është shfaqur dhe në Radhimë.

Drejtori i zjarrfikëses në Vlorë, Kastriot Begaj deklaron se për të përballuar situatën mungojnë burimet njerëzore dhe se po rrezikohet edhe jeta e zjarrfikësve. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të ndalur përhapjen e flakëve është ndërhyrja nga ajri.

“Aktualisht, në Karaburun po punojnë forcat e ushtrisë dhe punonjësit e zonave të mbrojtura. Edhe pse është terreni i vështirë ata po punojmë me mish e shpirt. Për të fikur këto zjarre duhet dhe mbështetje. Kemi nevojë dhe për ndërhyrjen nga ajri. Kemi rrezikuar dhe jetën e zjarrfikësve pasi gurë dhe shkëmbinj janë shkëputur për shkak të zjarrit. Nuk kemi mjaftueshëm zjarrfikës”, u shpreh Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos