Karikaturat e profetit, Pakistani masa drastike ndaj Francës

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 09:38 | Bota
Karikaturat e profetit, Pakistani masa drastike ndaj Francës

Pakistani dhe komuniteti i tij mysliman duket se nuk i kanë harruar deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Pas presionit në rritje, Pakistani ka vendosur të dëbojë brenda dy muajsh ambasadorin francez dhe nuk do të çojë një diplomat në Paris. Gjithashtu, masë tjetër është dhe bojkotimi i të gjitha produkteve franceze, në shenjë hakmarrjeje.

E gjitha kjo është pjesë e një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë dhe liderit të lëvizjes fondamentaliste islamike, Tehreek-i-Labbaikh, i cili kishte parashikuar dhe mbajtjen e protestave të dhunshme në vend, që tashmë u anuluan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos