
Vetëm gjashtë muaj në krye të ekipit të të rinjve dhe tashmë vjen gradimi i merituar. Burim Kukeli është bërë pjesë e stafit teknik të ekipit të parë të Grasshoppers në elitën e futbollit zviceran.
Ish-mesfushori i Kombëtares u emërua në skuadrën e 21-vjeçarëve të klubit të madh helvet në fillim të vitit 2023.
Tashmë ai bëhet asistent i trajnerit Bruno Berner në ekipin A. Një hap i rëndësishëm për Kukelin në karrierën si trajner, ku do të drejtojë edhe mesfushorin kuqezi, Amir Abrashi, përkrah të cilit luante në Kombëtare vetëm pak kohë më parë. (A2 Televizion)