Kontrolle të rrepta në rrugët e Pogradecit

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 22:05 | Kronikë
Kontrolle të rrepta në rrugët e Pogradecit

Policia e rendit dhe antidroga kanë zhvilluar kontrolle të rrepta në rrugët e Pogradecit, mbrëmjen e së shtunës.

Kontrollet janë zhvilluar në akse me densitet të lartë lëvizjeje. Sipas të dhënave të policisë, kontrollet fokusohen tek personat në kërkim, armëmbajtje pa leje dhe lëndët narkotike.

Deri më tani nuk ka pasur raste të konstatuara, kontrollet vijojnë pasi edhe lëvizjet në fundjavë në juglindje janë të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos