Aksident me vdekje në Shkodër, motori del nga rruga

Nga A2 CNN
9 Prill 2023, 08:17 | Kronikë
Aksident me vdekje në Shkodër, motori del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Shkodër- Velipojë .

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin dhe  ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos