
Karta e studentit në Universitetin e Korçës “Fan Noli”, ka qenë një kërkesë e studentëve dhe një premtim i autoriteteve shtetërore qendrore dhe lokale ndër vite.
Madje, ka studentë që kanë filluar dhe mbaruar studimet e larta në këtë universitet me premtimet, por që asnjëherë nuk arritën të shijonin lehtësitë e kartës së studentit.
Pesë vite më vonë, për nënkryetaren e bashkisë së Korçës, karta e studentit ka qene një iniciativë e bashkisë, por që gjysmë dekade duket se nuk ka mjaftuar për të përzgjedhur eksperiencën më të mirë nga universitetet e vendeve që e kanë aplikuar këtë kartë.
Natyrisht, karta e studentit është premtuar sërish për t’u aplikuar në vitin e ardhshëm akademik. (A2 Televizion)