Zgjedhja e Avokatit të Popullit, marrëveshja u prish pas një dështimit të një kompromisi politik

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 16:57 | Aktualitet
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, marrëveshja u prish pas një

Prej disa vitesh Avokati i Popullit është parë nga politika si institucioni që duhet drejtuar nga të propozuar prej opozitës.

Marrëveshja e pashkruar politike është implementuar që në dhjetorin e vitit 2011 kur socialistët, në atë kohë në opozitë, bllokuan të gjitha nismat që kërkonin shumicë të cilësuar në këmbim të votimit të Igli Totozanit në pozicionin e Avokatit të Popullit.

11 vite më vonë, fjalët i mori era dhe socialistët dolën kundër marrëveshjes së pa shkruar. Kandidatura e Ledio Brahos, krijoi një ngërç në kompromision politik, fillimisht brenda vetë grupit parlamentar të PD-së, dhe më pas me mazhorancën socialiste.

Ky sherr në sallën e seancës plenare ishte pasojë e një kompromisi të prishur. Nën zë socialistët kërkuan nga demokratët e Alibeajt votimin e Ardian Dvoranit në postin e Gjyqtarit Kushtetues, ndërsa ata do jepnin votat për Ledio Brahon. Dështimi bëri që Kuvendi të hapte një procedurë të re.

Po përse është i rëndësishëm për politikën institucioni i avokatit të popullit? Krahas parimeve të përcaktuara në Kushtetutë, si mbrojtës i lirive dhe të drejtave të njeriut ndaj abuzimeve shtetërore, Avokati i Popullit është institucioni, i cili me reformën në drejtësi, ka marrë kompetenca ekstra. Ne fillimi ishte vendi i pritës i kandidaturave për organet e vetingut, ndërsa ka rol edhe zgjedhjen e anëtarëve Kushtetuese përmes Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por mbi të gjitha ai vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për nismat e qeverisë, arsye e cila duket e mjaftueshme për të prishur një marrëveshje politike.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/29/avokati-i-popullit-tratativa-politike-per-pasuesin-e-erinda-ballances/

A2 CNN Livestream

Latest Videos