E shtrirë përgjatë Rivierës shqiptare, në jug të vendit, Himara është një nga destinacionet më magjepsëse të bregdetit shqiptar, ku ujërat e kaltër të Jonit takohen me kodrat e gjelbra dhe historinë mijëravjeçare. Ky qytet bregdetar ndodhet në qarkun e Vlorës, rreth 220 km nga Tirana dhe vetëm 70 km nga Saranda, duke u kthyer në një ndalesë të domosdoshme për çdo udhëtar që eksploron jugun e Shqipërisë.
Himara ofron një kombinim të rrallë midis plazheve të kristalta si Livadhi, Spile, Llamani, Potami apo Filikuri – dhe natyrës së egër përreth me bimë mesdhetare, ullinj shekullorë dhe gjire të fshehura, ideale për eksplorim, snorkeling apo relaks total.
Në majë të një kodre që mbikëqyr të gjithë qytetin, ndodhet Kalaja e Himarës, një fortesë historike që daton që nga antikiteti. Qyteti i vjetër i Himarës, i ndërtuar rreth kalasë, është një labirint rrugicash guri, shtëpish tradicionale dhe pamjesh spektakolare mbi detin Jon. Kalaja ofron jo vetëm vlera kulturore dhe arkeologjike, por edhe një ndjesi magjike qetësie dhe lidhjeje me të kaluarën.
Me klimën e butë mesdhetare, mikpritjen autentike të banorëve vendas dhe gastronominë plot shije të detit dhe produkteve bio, Himara është vendi ku koha duket se ndalon për t’u jetuar me qetësi e pasion çdo moment.
SEA VIEW HOTEL
Nëse doni te përjetoni Shqipërinë si kurrë më pare, Sea View Hotel i lokalizuar në Himarë, ofron një eksperiencë unike me një pishinë të jashtme sezonale, kopsht, bar dhe restorant ku luksi kombinohet me relaksin tradicional mesdhetar. Sea View Hotel është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë rehati moderne, pamje deti dhe akses të menjëhershëm në plazh. Për të nxitur kuriozitetin ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet socilale, Instagram dhe Facebook.
Për rezervime mund të na gjeni në Booking ose na kontaktoni në +355 67 973 3737; +355 39 32 0020 ose në adresën e e-mail: [email protected]
HOTEL CHIMAERA
Hotel Chimaera – Stili modern pranë bregdetit të Himarës! I vendosur në qendër të Himarës, ky hotel nuk përbën vetëm një destinacion për një pushim me rehati dhe pranë plazhit por ofron dhe lehtësi në akses të atraksioneve kryesore të qytetit. Hotel Chimaera akomodon pushuesit e sa me një pishinë të jashtme sezonale, një restorant dhe një bar si dhe një zonë plazhi privat duke krijuaj një atmosferën perfekte për tu shijuar çdo moment. Qëndroni të informuar me të rejat më të fundit nëpërmjet rrjeteve tona sociale Instagram dhe Facebook.
Ju mund të rezervoni në Booking, në numrin e telefonit: +355 69 630 1800 dhe në adresen e e-mail: [email protected]. (A2 Televizion)