
Komisioni i Apelimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së shfuqizoi gjobat prej 75 mijë lekëshn daj Erion Veliajt.
Kryetari i Bashkisë Tiranë mori dy sanksione administrative, e para prej 40 mijë lekësh për zhvillim të aktiviteteve publike të ndaluara ndërsa 35 mijë lekë të tjera për mosraporitm pranë KQZ-së. Avokati i Veliajt, Eridian Salianji hodhi poshtë pretendimet e Celibashit duke u shprehur se kryebashkiaku i kishte publikuar takimet me familjet përfituese nga programi i rindërtimit në faqen e tij të Facebook, dhe më pas media e kishte transmetuar këtë aktivit.
Por pala akuzuese, Lëvizja Socialiste për Integrim u kujdes të evidentonte një detaj, aktivitetet e Veliajit i kishte shpërndarë vetë zyra e shtypit e Bashkisë.
Kjo ishte hera e dytë që organi apelues i KQZ-së rrëzon vetë drejtuesin e institucionit, Ilirjan Celibashin duke i konsideruar gjobat e Komisionerit Shtetëror si të paligjshme. (A2 Televizion)