
Partia Demokratike nuk e pranon vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve.
Vendimet e KQZ-së për kryebashkiakun e Mallakastrës do t'i çojë në Gjykatën Administrative, duke i cilësuar në shkelje të ligjit të dekriminalizmit.
“Me të njëjtin zell me të cilin KAS refuzoi të bënte transparencë para shqiptarëve për masakrën zgjedhore të 25 prillit, sot vendosi të shkelë Ligjin e Dekriminalizimit dhe të marrë në mbrojtje uzurpuesin e paligjshëm të bashkisë së Mallakastrës, pavarësisht dënimit të padeklaruar me 3 vite burg në Greqi.
Në kundërshtim me interesin e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët mbështetën dhe mbështesin Ligjin e Dekriminalizimit, KQZ dhe KAS vendosën të marrin në mbrojtje shkelësit e këtij ligji të rëndësishëm për pastrimin e politikës nga krimi.
Partia Demokratike nuk i pranon këto hapa prapa dhe do ta çojë këtë çështje në Gjykatën Administrative”, u shpreh Këlliçi. (A2 Televizion)