Kategoria Superiore, Ahmataj debuton kundër Luftëtarit, Vllaznia kërkon kreun në Laç

Nga A2 CNN
26 Tetor 2019, 16:44 | Futboll
Kategoria Superiore, Ahmataj debuton kundër Luftëtarit, Vllaznia

Këtë fundjavë nis faza e dytë e kategorisë superiore. Tirana luan në Gjirokastër përballë Luftëtarit, këtë herë nën urdhrat e Julian Ahmataj, një prej skuadrave që trajneri i ri ka drejtuar gjatë karrierës së tij. Luftëtari kërkon fitoren pas ecurisë së dobët në javët e fundit, ndërsa Tirana shpreson të marrë kthesën që solli edhe largimin e trajnerit Ardian Mema.

Ndërkohë, Bylis-Teuta është dueli tjetër për kreun e klasifikimit. Sakaq, Vllaznia luan përballë Laçit. Trajneri Mirsad Jonuz në konferencën para ndeshjes deklaroi se do të synojë të marrë një tjetër fitore pas asaj me Flamurtarin tre ditë më parë. Ai vlerësoi edhe ekipin kundërshtar si shumë të vështirë, por nga ana tjetër, theksoi se ekipi i tij po kalon një moment të mirë.

Java e dhjetë mbyllet të hënën me sfidat e pasdites Flamurtari-Skënderbeu dhe Partizani-Kukësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos