Humbën një lojtar me karton të kuq në minutën e 12-të, moti ishte i ftohtë dhe binte një shi i akullt, ekipi kundërshtar ishte më i fortë edhe në parashikimet.
Shumë gjera mund të thonë lojtarët e Southampton për t’u shfajësuar, por e vërteta mbetet që sot ata kanë shënuar një rekord negativ vërtetë të vështirë për t’u kapërcyer në Premier League. Të pësosh 9 gola, në shtëpi, pa shënuar asnjë.
Një ditë vërtetë për t’u harruar nga ekipi anglez, që u mund nga Leicester pikërisht me rezultatin 0-9, me tifozët që nuk i besonin syve.
Për Foxies shënuan tre herë Vardy dhe Perez, me Chilwell, Tielemans dhe Maddison që shndërruan një humbje në një katastrofë sportive. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )