Komisioni i Disiplinës ndëshkon me gjobë Partizanin, paralajmërim ndaj Dajës

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 16:39 | Futboll
Komisioni i Disiplinës ndëshkon me gjobë Partizanin,

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar me 100 mijë lekë gjobë skuadrën e Partizanit për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Ndërkohë, për protestë ndaj arbitrit është pezulluar me dy ndeshje zyrtari i FK Partizani, Reinaldo Kalari, ndërsa trajneri Ilir Daja, për sjellje jo sportive është paralajmëruar se në rast të përsëritjes do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Në ndeshjen e fundjavës së kaluar, Partizani u mund 0-1 në Tiranë nga Vllaznia, me një gol të shënuar nga penalltia, për të cilën u diskutua gjatë nëse ishte apo jo vendim i duhur nga arbitri Enea Jorgji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos