
Milan është dorëzuar. Klubi kuqezi ka pranuar faktin që Giggio Donnarumma nuk do të jetë në portë sezonin e ardhshëm, për të udhëhequr ekipin në Champions League.
Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, sinjalet janë të qarta: mbrëmjen e kaluar, portieri i Lille, Mike Maignan, ka mbërritur në Milano. Sot, francezi do të kryejë vizitat mjekësore.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 15 milionë euro, ndërsa kontrata e lojtarit do të jetë 3-vjeçare, me 2,8 milionë euro në sezon. (A2 Televizion)