Pallati u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, familjet jetojnë me frikën e shembjes së tarracës

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 12:49 | Aktualitet
Pallati u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, familjet jetojnë me

12 familje të një pallati 4-katësh në Vllahinë të Vlorës, prej nëntorit të vitit 2019, kur ra tërmeti tragjik, jetojnë më frikën se tarraca e pallatit mund t’u shembet. Si pasojë e tërmetit, banorët tregojnë që një pjesë e suvasë së tarracës dhe kolonat kanë pësuar dëmtime.

Vetë banorët tregojnë se kanë lajmëruar zyrtarët lokalë, por deri më tani askush nuk u ka dhënë asnjë përgjigje, ndërsa dëmet sa vijnë dhe bëhen akoma më problematike.

“Radhën e parë që ra tërmeti, pati dëmtime. Erdhën nga bashkia, e panë, por nuk u bë asgjë”, tregon një banore. “Bëri disa dokumente, nuk e di ku shkuan”, thotë një tjetër.

Të moshuarit që banojnë në këtë pallat duket se tani nuk kanë më hall jetët e tyre, por urojnë që fëmijët që u vijnë për vizitë të qëndrojnë sa më pak.

Të kontaktuar përfaqësues të Bashkisë së Selenicës e pranojnë problematikën në fjalë, por problem mbeten sigurimi i fondeve për ndërhyrje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos