"Në tjetër nivel", tenisti amerikan e tepron me veshjen

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 22:59 | Futboll

Një veshje e pazakontë është parë në Australian Open.

Tenisti Frances Tiafoe, në ndeshjen kundër Juncheng Shang, ka zbritur në fushë i veshur me një kostum shumëngjyrësh.

Veshja e amerikanit u komentua kështu nga legjenda e tenisit, John McEnroe: “Më pëlqen shumë Tiafoe, ka shumë personalitet, por më duket se e ka çuar në një nivel tjetër demonstrimin e personalitetit. Gjithsesi, mendoj që është nga të paktët djem që mund t’i lejohet një veshje e tillë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/18/turneu-i-tenisit-rafael-nadal-eliminohet-nga-australian-open/

A2 CNN Livestream

Latest Videos