Kategoria Superiore, Tirana përballë Egnatias, Partizani sfidon Laçin

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2023, 17:21 | Futboll
Kategoria Superiore, Tirana përballë Egnatias, Partizani sfidon

Kjo e hënë rikthen Superligën shqiptare që tashmë është futur në një fazë të nxehtë të kampionatit dhe çdo gabim mund t’i kushtojë jo pak skuadrave.

Gjithçka do të nisi në orën 13 kur Tirana do të sfidojë Egntian në Rrogozhinë. Bardheblutë duhet të harrojnë sa më shpejt humbjen me Kukësin nëse duan të mbajnë vendin e parë.

I këtij mendimi ka qenë dhe tekniku Orges Shehi i cili tregoi se ka marrë sinjale pozitive nga djemtë dhe skuadra është gati për këtë transfertë.

 “Tani, kampionati është i gjatë dhe ka ditë të mira dhe të këqija. Duhet të kemi ekuilibër dhe duhet të gjykojmë gjithçka më profesionalizëm”, deklaroi ai.

Edhe Partizanin e pret një detyrë e vështirë përballë Laçit. Të kuqtë e Kolëlës përballen me Laçin e Mezanit që objektiv primar ka një vend në Europë.

Kryeqytetasve nuk i lejohet asnjë hap fals, për këtë arsye fitorja mbetet një detyrim. Ndërkohë 3 ndeshjet e tjera janë programuar për të martën ku Teuta pret Bylisin në shtëpi, Erzeni sfidon Kastriotin në Kamëz, dhe gjithçka mbyllet me Vllaznia-Kukësi, në orën 19: 00 në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos