Myrto Uzuni vijon me formën e shkëlqyer në kategorinë e dytë të Spanjës, me fanellën e Granadës.
Sulmuesi i Kombëtares shënoi një supergol nga jashtë zone, në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Villareal B.
27-vjeçari goditi fort me të djathtën, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Ky ishte goli i 15 për Uzunin në kampionat, duke kryesur bindshëm renditjen e golashënuesve. (A2 Televizion)