
Tirana kërkon vetëm fitoren nëse do të mbajë kreun e tabelës. Bardheblutë përballen këtë javë me Teutën, një skuadër që javët e fundit është ringritur në klasifikim.
Sipas tekniku Orges Shehi, durrsakët janë një kundërshtar që duhen vlerësuar, megjithatë skuadra bardheblu do të japi maksimumin vetëm për 3 pikët.
Nga ana tjetër, Vllaznia luan me Kastriotin e vendit të fundit. Kuqeblutë konsiderohen si favoritë në letër, megjithatë për krutanët, kjo mund të jetë shpresa e fundit në kampionat.
Të dyja ndeshjet do të luhen, këtë të shtunë, në orën 17:00. (A2 Televizion)