"Kopshti i kënaqësive": 10 ditë bienale në Durrës, Vlashi tregon risitë

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 14:58 | Aktualitet
"Kopshti i kënaqësive": 10 ditë bienale në

Vepra e jashtëzakonshme dhe enigmatike "??????í??????????????“ 1505 e Hieronymus Bosch (El Bosco) është origjina e titullit të Edicionit X të Bienales “Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021”, që violinisti me famë ndërkombëtare Florian Vlashi sjell për artdashësit.

Struktura e festivalit, e njëjta si përherë në Netët e tij sipas epokave muzikore, është e organizuar mbi tri pjesët e Triptikut të El Bosco-s: ??????? ? ??????, ??p???? ? ?ë??që????, ????? ???????.

Vlashi tregon risitw e këtij edicioni, që do të zgjasë për 10 ditë dhe që përherë të parë do të zhvillohet pa praninë e babait të tij, artistin e mirënjohur Gjergj Vlashi.

Mbi bazën e numrit të përkryer 3 (Fillimi dhe Fundi) si dhe atij biblik 7 (Netë) është ndërtuar kjo shëtitje “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës” ku sekreteve u afrohesh vetëm kur botën e shikon dhe e dëgjon me ndihmën e dy arteve që njeriu krijoi përpara Fjalës: Muzikën dhe Pikturën.

Gjatë Netëve të Bienales, në harmoni mes muzikës dhe projeksioneve të pikturave, tingujt e Kukuzelit, Bach, Beethoven, etj, do të shkrihen me kryeveprat botërore të El Bosco, Onufri apo Caravaggio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos