Pranga 35-vjeçarit në Gramsh, i sekuestrohen para dhe 25 doza heroinë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 12:39 | Kronikë
Pranga 35-vjeçarit në Gramsh, i sekuestrohen para dhe 25 doza

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gramshit për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërkohë që janë sekuestruar 25 doza heroinë, dy aparate celularë, një automjet dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i Policisë Gramsh

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. P., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos