Mark Bloomfield kishte pasur një karrierë domethënëse në botën e vullnetarizmit në vendet më të varfra të botës, Indi dhe Afrikë mbi të gjitha, duke qenë për disa kohë edhe asistenti special i Nënë Terezës në vitet e fundit të shenjtores shqiptare.
Nga një prej këtyre vendeve kthehej Mark në korrik, kur u vra në një lokal të Swansea në Wells, në moshën 54-vjeçare, pasi nuk mund t’i mbijetonte plagëve të sulmit të çmendur, për një arsyeje po aq të çmendur, të një eksperti të arteve marciale.
Mark Bloomberg, viktima Colin Payne, vrasësi Colin Payne Mark Bloomberg
Bloomfield u sulmua barbarisht për një keqkuptim fatal, kur gota e tij preku krejt aksidentalisht, sipas filmimeve, të pasmet e të fejuarës të 61-vjeçarit Colin Payne, element i njohur për agresivitetin e tij dhe ekspert në judo.
Pas sulmit, fatal, Payne kishte tentuar të shkatërronte sistemin e kamerave të lokalit, por forcat e rendit kishin arritur të merrnin filmimet përkatëse.
Dje, juria e Gjykatës së Swansea nuk e pati vështirë të dënonte Payne me burgim të përjetshëm, ku për të paktën 15 vitet e parë nuk do të ketë mundësi të kërkojë reduktimin e masës. (A2 Televizion)