“Kauza e Bashës, imagjinare”, Rama: Marrëveshja konfirmoi që humbja e PD në 2017 nuk kishte lidhje me integritetin e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 15:55 | Politikë
“Kauza e Bashës, imagjinare”, Rama: Marrëveshja konfirmoi

Kryeministri Rama ka reaguar sërish për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, mes palëve. Ai e quan kauzën e PD imagjinare dhe marrëveshjen, një riktheim në realitet për opozitën.

“Padyshim që s'jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete - pas djegies së kohës, mandateve, bashkive, është një rikthim në realitet”, shkruan Rama në Tëitter.

“Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s'kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos