Kavajë, protestë kundër KZAZ-së. Policia në mbrojtje të shkollës

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 09:46 | Aktualitet

Qytetarë të Kavajës, kryesisht anëtarë të Partisë Demokratike, kanë protestuar përpara KZAZ-së që ndodhet brenda shkollës 9-vjeçare "3 dëshmorët".

Ata kanë kërkuar largimin e materialeve zgjedhore, duke pohuar se nuk do të lejojnë procesin e votimit në ketë bashki, pasi, sipas tyre, nuk është një proces legjitim.

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e protestës në orën 16:00 të ditës së sotme, si afat për largimin e menjëhershëm të materialeve zgjedhore, në të kundërt do të jenë vetë ata që do ndërhyjnë për largimin e tyre.

KZAZ-ja monitorohet nga efektivë të policisë, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe gjatë protestës së zhvilluar, duke tentuar negocim me qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos