
Forcimi i kontrollit në kufi dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, kanë qenë pikat kryesore të takimit të sotëm në Tiranë mes Ministrit të Brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj dhe atij kosovar Ekrem Mustafa.
Takimi vjen disa javë pas mbledhjes së dy qeverive mbajtur në Pejë.
Delegacionet diskutuan gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit policor dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në proceset e integrimit evropian, në të dy vendet. (A2 Televizion)