
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë mbi telefonatën që Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pati me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për dëbimin e dy iranianëve nga Shqipëria.
Në këtë deklaratë, Departamenti i shtetit thotë “Sekretari i Shtetit Pompeo telefonoi Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy iranianëve, përfshirë ambasadorin e Iranit në Shqipëri, si përgjigje ndaj përgatitjeve të një komploti për një sulm terrorist në Shqipëri.
Më tej, Sekretari Pompeo ka uruar Ministrin Bushati për marrjen e kryesisë së OSBE për vitin 2020 ndërsa thekson se “mezi pret të bashkëpunojë me Shqipërinë në këtë organizëm të rëndësishëm”. (A2 Televizion)