
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgon nesër Presidentit të Republikës listën me kandidatët për anëtarin e gjashtë të Kushtetueses.
Në mbledhjen e së martës KED intervistoi dhe përfundoi procesin e pikëzimit për kandidatët Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo. Ata synojnë vendin e lënë bosh nga ish-anëtari i Kushtetueses, Besnik Imeraj.
Kandidat për këtë pozicion ishte dhe Altin Binaj, por ai u tërhoq nga kandidimi për shkak se u zgjodh si anëtar për një tjetër vakancë.
Në mbledhjen e nesërme, KED do të miratojë listën me renditjen përfundimtare, të cilën do t'ia përcjellë Presidentit. Në mbledhjen e nesërme do të shqyrtohet për të tretën herë radhazi nëse do të lejohet ose jo të garojë për në Kushtetuese kandidatja Zhaklina Peto.
Pas emërimit të Altin Binajt, emërimi i anëtarit të gjashtë e bën funksionale Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)